Kryeministri Edi Rama nisi një takim me ambasadorët e huaj vetëm pak ditë nga publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Sipas burimeve të pakonfirmuara takimi ka në fokus situatën ekultivimit të drogës në vend dhe bën pjesë në përpjekjet e Ramës për të bindur komunitetit ndërkombëtar se qeveria dhe policia nuk kanë lidhje me trafikun e kanabisit në Shqipëri.
Qeveria dhe policia akuzohen nga opozita për lidhje të drejtëpërdrejta me trafikun e drogës dhe sasinë e madhe të kanabisit të kultivuar këtë vit në të gjithë Shqipërinë. Presidenti Nishani deklaroi një ditë më parë se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pavarësisht se Rama ironizoi duke deklaruar se Nishani bën mirë të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së.











