Një person raportohet se ka vdekur mëngjesin e sotëm në Klinë, pasi është goditur nga treni. Dyshimet e para janë se ky person kishte dalë para trenit për të kryer vetëvrasje.
Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se sipas atyre që ka marrë vesh nga vendi i ngjarjes, i ndjeri ka lënë një letër.
“Sot në mëngjes treni duke ardhë nga Peja e ka shkel një person të ri e ka mbyt në vend. Krejt pasagjerët kanë mbetur në këmbë, i nderi sipas dëshmitarëve e kishte lënë një letër”, thotë ai.
Një gjë e tillë deri më tani nuk është konfirmuar as nga policia e as nga prokuroria.
//DRONI.al/












