Një nga personat e plagosur rëndë në atentatin e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, është edhe nje ish zyrtar policie, Andi Maloku.
Maloku, 30 vjeç, ishte në drejtimin e mjetit, kur u qellua me disa plumba.
Sipas informacioneve Andi Maloku është një ish punonjës policie në komisariatin e Krujës.
Prej disa kohesh punon si shofer shoqërues i prokurorit Arjan Ndoja.
Maloku ka marrë dy plumba, një prej të cilëve në shtyllën kurrizore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë












