Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pak orë pasi Partia Demokratike i adresoi kërkesën për të vendosur pa vonesë për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
KQZ-ja do të mblidhet më datë 1 nëntor, ora 10:00 për të shqyrtuar verifikimet e prokurorisë për Kajmakun.

Në kërkesën e firmosur prej Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, Partia Demokratike kujton se për këtë vepër të kryer nga Agim Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.
“Fakti që në Formularin e Vetëdeklarimit, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me arrestimin dhe hetimet përkatëse në shtetin grek, si dhe indentitetin e rremë të përdorur nga vetë ai, bën që Agim Kajmaku të përfshihet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si Kryetar i Bashkisë. Kjo pasjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga funksioni publik që mban” – shprehet në kërkesën e tij Gazment Bardhi.
//DRONI.al//











