• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Basha thirrje të fundit Ramës: PS të reflektojë! Durimit po i vjen fundi

droni by droni
30 October, 2019
in Kryesore, Politika
0
VIDEO/Basha thirrje të fundit Ramës: PS të reflektojë! Durimit po i vjen fundi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përsëritur sërish qëndrimin e tij ndaj qeverisë, me një paralajmërim për kreun e saj, Edi Rama.

Në një komunikim me gazetarët nga selia e PD, pas takimit me reporterët e Këshillit të Evropës kreu i opozitës i bëri thirrje qeverisë që të reflektojë, pasi durimit po i vjen fundi.

“Nuk është kurrë vonë për të reflektuar, ndaj dhe thirrja ime ndaj PS është të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pa fund. Ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë jo vetëm për reformën elektorale, por edhe për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt që edhe durimit të njerëzve po i vjen fundi dhe as Rama dhe askush tjetër nuk duhet të mendojë se të vazhdojë ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet dhe shqiptarët si bujkrobërit e vet,-shprehet Basha.

Më tej ai thotë se ka ardhur koha që të merren vendime të duhura për Shqipërinë. Basha përsërit qëndrimin e opozitës se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Gatishmëria e opozitës për të dhënë kontributin e saj për një reformë zgjedhore që do tja kthejë votën qytetarëve dhe do të mundësojë përmes zgjedhje të përkohshme parlamentare një parlament legjitim, një qeveri legjitime”,-theksoi Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/462418754622521/?t=0

KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME RAPORTERËT E KËSHILLIT TË EUROPËS.

Pyetje: Zoti Basha ku u fokusua diskutimi me raporterët e Këshillit të Europës?

Lulzim Basha: Tek zgjidhja e krizës politike, gatishmëria e opozitës për të dhënë kontributin e saj për një reformë të vërtetë zgjedhore që do t’ia kthejë sovranitetin qytetarëve, do t’ua kthejë votën qytetarëve dhe do të mundësojë, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, një parlament legjitim, një qeveri legjitime, sundimin e ligjit, demokracinë, si kushte për një bashkëjetesë demokratike, për mirëqenie, për punësim, për ekonominë dhe punësimin që duan të gjithë qytetarët dhe, po kështu, për hapjen e rrugës së bllokuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pyetje: Kur mendoni që do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Lulzim Basha: Kjo nuk është një çështje mendimi apo dëshire. Është një çështje vullneti e të gjitha palëve. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë prezantuar një plan të qartë prej 5 pikash për të përshpejtuar fazën e parë, atë të reformës zgjedhore dhe, pastaj, duke u garantuar qytetarëve shqiptarë lirinë e votës, duke u garantuar qytetarëve shqiptarë të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. E kam thënë dhe dua ta përsëris që në Shqipëri janë përvijuar qartësisht dy qëndrime; qëndrimi i një shumicë absolute, jo thjesht dhe vetëm i opozitës por edhe i socialistëve që kështu nuk mund të vazhdohet më, që kjo situatë është e paqëndrueshme, e pambajtshme, e padurueshme, duhet një zgjidhje. Dhe qëndrimi i një pakice absolute që nuk do ndryshim, do ta mbajë Shqipërinë në këtë gjendje, sepse nga kjo gjendje vazhdojnë të përfitojnë përmes korrupsionit, veprimtarisë kriminale, qindra milionë euro, një grusht njerëzish vazhdojnë të përfitojnë në kurriz të të gjithë shqiptarëve. Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie duke përfshirë dështimin me hapjen e negociatave i paguajnë shqiptarët. Dështimin me ekonominë e paguajnë shqiptarët. Dështimin me shëndetësinë, me arsimin, me punësimin e paguajnë shqiptarët. Prandaj është koha për të marrë vendimet e duhura për vendin. Është koha për të vendosur interesin e vendit mbi interesin e forcave politike. Është koha që edhe pala tjetër ta kuptojë se është në një kurs problematik me interesin publik të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.

Pyetje: Zoti Basha, kush do të jetë kryebashkiaku i rradhës i lidhur me krimin që do të denoncohet nga Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Kur ta denoncojë, do ta keni edhe ju emrin.

Pyetje: Ka emra të tjerë?

Lulzim Basha: E rëndësishme është që të fokusohemi se përse nuk zbatohet ligji. Pse Kajmaku i Vorës apo Babani i Vaut të Dejës mbahen akoma në detyrë. Këto janë pyetje që duhet t’i drejtoni Edi Ramës. Këto janë pyetje që duhet t’i drejtoni institucioneve të kapura, të cilat zbulojnë një të vërtetë të thjeshtë: që në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, që ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Që një nënë nga fshatrat e Tiranës merret dhe keqtrajtohet, sepse shet një tufë sallatë, speca, apo domate në rrugët e Tiranës, që një baba burgoset për 3 mijë lekë të reja ne diskorkodancë totale me faturat e energjisë, ndërkohë që, pushtetarëve të kapur në afera korruptive, të lidhur me krimin, apo në shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, nuk u hyn gjemb në këmbë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Rivendosja e barazisë para ligjit, e shtetit së të drejtës, rivendosja e demokracisë janë jetike për të garantuar një jetë normale dhe shanse e mundësi dhe mirëqenie për çdo shqiptar.

Pyetje: Zoti Basha ju po punoni aktualisht mbi reformën zgjedhore. Deri tani janë zhvilluar dy mbledhje të grupeve të punës. E sheh si mundësi Partia Demokratike, opozita e bashkuar që, pasi të ketë finalizuar paketën e saj për reformën zgjedhore të thërrasë një tryezë të gjerë ku të ftojë edhe maxhorancën? Ky ka qenë edhe një nga propozimet që ka dhënë edhe aleati juaj z. Fatmir Mediu, i cili thotë që pasi të jetë finalizuar produkti, ndoshta duhet ftuar edhe maxhoranca dhe t’i diskutoni këto çështje ballë për ballë.

Lulzim Basha: Ne jemi të hapur për të gjithë instrumentat që garantojnë rrugën përpara, rrugën që kalon përmes miratimit të reformës zgjedhore, garantimit të vullnetit politik, më e rëndësishmja për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve vendore kushtetuese të mbajtura në një ditë.

Ajo që ka rëndësi sot është që kemi një opozitë që përfaqëson interesin e shumicës së shqiptarëve, që ka dorëzuar pushtet për t’i shërbyer interesit publik dhe që është e gatshme, e qartë dhe e vendosur për rrugën përpara, që duhet të jetë rruga e ndryshimit. Kështu nuk mund të vazhdohet më. Kemi një kryeministër që nuk ka më asnjë ide, asnjë vullnet, asnjë ofertë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë dhe është kapur me thonj pas pushtetit. Shikoni shembullin e Maqedonisë së Veriut, shembulli i përgjegjësisë politike. Një vend që, në fund të fundit, u bë viktimë e problemeve që Shqipëria paraqiti në Këshillin Europian e, megjithatë, ishte e para që ndërmori hapin normal, u ktheu mandatin qytetarëve që të vendosin qytetarët për rrugën përpara. Ky është shembulli i një politike të përgjegjshme që vendos interesin e njerëzve mbi interesat e veta, që vendos interesin e kombit, të atdheut, të qytetarëve, të vogëlushëve, mbi interesat personale të pushtetit. Nuk është kurrë vonë për të reflektuar ndaj dhe thirrja ime ndaj PS-së është të reflektojë sa nuk është vonë. Natyrisht, kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pa fund, ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë, jo vetëm për Reformën Elektorale, por për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt që edhe durimit të njerëzve po i vjen fundi dhe as Edi Rama dhe as kushdo tjetër nuk mund të mendojë se do të vazhdojë ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e vetëdhe shqiptarët si bujkërobërit e vet. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar të ndjehet aksionar dhe pjesëtar i përfshirë dhe i përfaqësuar në këtë demokraci, institucione që nuk i takojnë botës së krimit dhe oligarkëve dhe u shërbejnë botës së krimit dhe oligarkëve, por institucionet që u takojnë të gjithë shqiptarëve. Kjo rrugë është rruga e zgjedhjeve të parakohshme, parlamentit legjitim, qeverisë që përgjigjet para këtij parlamenti dhe para qytetarëve dhe institucioneve që e zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë.

Pyetje: Thatë se nuk ka edhe shumë kohë. Edhe sa kohë pret Partia Demokratike zoti Basha?

Lulzim Basha: Nuk është çështja se sa kohë pret Partia Demokratike, çështja është se Shqipëria ka humbur katër herë për shkak të këtij kryeministri rrugën drejt Europës. Dera është mbyllur katër herë dhe mbyllja për herë të pestë do të ishte fatale. Ndaj, të mos humbasim asnjë orë më, por të ecim në një rrugë të qartë që tashmë është shënuar edhe nga institucionet europiane siç është Bundestag-u, atë të nëntë kushteve dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore, për t’u rikthyer qytetarëve institucioneve legjitime, për t’i rikthyer Shqipërisë normalitetin dhe mundësinë për çdo qytetar që të jetojë me djersën e ballin, me barazi përpara ligjit dhe të krijojë mirëqënie për veten dhe familjen.

Pyetje: Kryeministri nuk e ka shkarkuar z. Kajmaku edhe pse prokuroria faktoi inkriminimin e tij. A keni një koment?

Lulzim Basha: Shteti që është ndërtuar këtu, nuk është shteti i shqiptarëve, është shteti i një grushti oligarkësh dhe kriminelësh, të cilët janë mbi ligjin dhe përtej ligjit dhe, ndërkohë, institucionet që duhet të mbrojnë ligjin, godasin qytetarët e pambrojtur, i burgosin ata për hiçgjë, i deprivojnë nga aktiviteti më jetik, për bukën e gojës, ndërkohë politikanët e lidhur me krimin, politikanët e korruptuar, banditët që pastrojnë paratë e drogës, oligarkët që vjedhin nga mëngjesi në darkë, nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë. E gjitha kjo është rezultat i një demokracie të rënë, i një parlamenti të kapur nga vota e krimit dhe i një qeverie që nuk i shërben qytetarëve, por i shërben këtyre dhjetë pashallarëve. Ndaj, rruga përpara është e zgjedhjeve të parakohshme që u rikthejnë qytetarëve mundësinë për të zgjedhur parlamentin e tyre, që u rikthejnë qytetarëve mundësinë që të jenë ata zotër të institucioneve të vendit, për të qenë ata zotër në shtëpinë e tyre dhe të mos ndjehen të përjashtuar nga këto institucione, të mos ndjehen të përjashtuar nga vendi i tyre, të mos shohin largimin si e vetmja mënyrë për të mbijetuar, sepse ky është një vend me mundësi të jashtëzakonshme. Nëqoftëse ne hedhim këtë hap, që jam i bindur që do ta hedhim, Shqipëria është në gjendje të prodhojë mirëqenie, shpresë, zhvillim për çdo shqiptar dhe jam i bindur që kjo është rruga e vetme dhe e shpejtë e ndryshimit që po vjen.

//KB.DRONI.a//

Tags: deklarateLulzim Bashamediatselia blu
Previous Post

VIDEO/Modelja shqiptare nuk njeh limite, poston pamjet duke bërë s*ks në dush

Next Post

“Karta e studentit nuk ekziston”, Ish-deputeti: Besa njësoj si shefi i saj Rama: Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht

droni

droni

Next Post
Ministrja e re e Arsimit, Shahini: Ja cfarë mendon për protestën e studentëve

"Karta e studentit nuk ekziston", Ish-deputeti: Besa njësoj si shefi i saj Rama: Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.