• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH kallëzon penalisht ish-regjistruesin dhe 5 specialistë të ZVRPP

admin by admin
3 November, 2016
in Global Image
0
KLSH kallëzon penalisht ish-regjistruesin dhe 5 specialistë të ZVRPP
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 529/1, datë 08.05.2016, ka ushtruar auditim në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kuçovë, për periudhën 01.01.2014 deri më 31.12.2015.

Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 99, datë 06.09.2016.

Nga auditimi i dokumentacionit të vënë dispozicion në lidhje me regjistrimet e pasurive të paluajtshme, u konstatuan një sërë shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:

1. Në 8 raste janë regjistruar 4577 m2 tokë më tepër se sipërfaqja e përcaktuar në Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), nga të cilat 3777 m2 tokë “arë” dhe 800 m2 tokë “truall”, në kundërshtim me Ligjin 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën” i ndryshuar.

2. Nuk kanë bërë bilancin Libri i Ngastrave (LN) – AMTP dhe nuk kanë veçuar në pronësi “Shtet” sipërfaqen prej 399308 m2 tokë, nga të cilat 48 pasuri me sipërfaqe 20851 m2 tokë “arë” në Komunën Ferras, 148 pasuri me sipërfaqe 72154 m2 tokë “arë” në “Rreth-Tapi” dhe 522 pasuri me sipërfaqe 306303 m2 tokë “arë” në fshatin Polovinë, duke lëshuar certifikata pronësie në kundërshtim me Ligjin nr. 7501, datë 17.09.1991 “Për tokën”, i ndryshuar dhe Ligjin nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

3. Në 19 raste, në ZK 1699 (fshatin Gegë), janë regjistruar dhe kanë përfituar certifikatë pronësie 38 pasuri me sipërfaqe 90273 m2, duke përdorur AMTP-të në përdorim, në kundërshtim me ligjin 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën” i ndryshuar dhe me nenin 2, pikat 4, 5, 6 dhe neni 3, të ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”.

4. Në dy raste, për regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi, janë regjistruar dhe është përfituar certifikatë pronësie për 100 m2 ndërtesë më tepër se sipërfaqja e përcaktuar në lejen e ndërtimit, në kundërshtim me Ligjin nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të Regjistruesit”.

5. Nga auditimi i dosjeve janë konstatuar mangësi në plotësimin e dokumentacionit për regjistrim, korrigjime shifrash në dokumentacion, mungojnë Urdhrat e Regjistruesit për ndarjen e pasurive të paluajtshme dhe lëshimin e certifikatave, nuk ndodhet kërkesa me shkrim e pronarit për ndarjen e pasurive, si dhe nuk janë plotësuar shtojcat përkatëse, në kundërshtim me UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit”.

Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal për ish-Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kuçovë K.B., ish-specialistët hartografë D.G., P.T. dhe M.M., specialistin hartograf V.M. dhe specialistin jurist të ZVRPP Kuçovë E.C., të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Previous Post

Maniaku tmerron femrat në Tiranë, pret sa dalin nga puna dhe masturbohet në sy të tyre

Next Post

FOTO/ CMA Awards, çastet dhe veshjet më të bukura të mbrëmjes

admin

admin

Next Post
FOTO/ CMA Awards, çastet dhe veshjet më të bukura të mbrëmjes

FOTO/ CMA Awards, çastet dhe veshjet më të bukura të mbrëmjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.