Policia kroate ka vënë në pranga tre shqiptarë të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.
Dyshimet e policisë u përforëcuan pas kontrolleve të kryera ndaj një automjeti të drejtuar nga një 56 vjeçar shqiptar. Brenda mjetit ndodheshin edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 44 dhe 36 vjeç.
Ndalimi i shqiptarëve u bë në hyrje të pikës së kalimit kufitare në Karasovic. Policët e Stacionit të Policisë Kufitare Gruda, në bashkëpunim me doganierët, gjetën 39,485 kg marihuanë. Droga ishte paketuar në 28 pako, dhe u gjet në pjesën e poshtme të automjetit.
//DRONI.al//












