Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar pretendimin e bashkisë së Tiranës për të marrë në pronësi kopshtin botanik. Seanca zgjati rreth 40 minuta, dhe Gjykata ka ardhur në përfundim që kërkesa e Universitetit ka qenë e drejtë.
Bashkia, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Avokaturën e Shtetit pretendonin se rektori Koni nuk kishte kompetencë në këtë pikë, por teza e Universitetit që Parku Botanik nuk është thjesht një pronë por një aset i domosdoshëm për studimet akademike është pranuar si e vlefshme nga Gjykata.
Vendimi vjen pas përplasjes që rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka pasur me kryebashkiakun Erion Veliaj për rreth 15 hektarëve që karakterizojnë parkun në afërsi të Liqenit Artificial.
Ditën e sotme, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës u ngritën në protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për “Kopshtin Botanik”, gjë e cila sherbeu per mire pas vendimit pozitiv.
/DRONI.al/












