Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës, burim i shumë aksidenteve.
Një makinë tip ‘Benz’ ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bllokuar aksin rrugor, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vazhdojnë…











