Ditën e shtunë u shënua 1-vjetori i vrasjes së Kostandin Kacifas, ektremistit grek i cili u qëllua për vdekje në Bularat, nga forcat RENEA pasi hapi zjarr ndaj tyre.
Në përvjetorin e vrasjes së tij, u dyndën shumë grek, ku në pikën kufitare të Kakavijës u raportua se kanë hyrë 1800 shtetas grekë.
Për këtë dyndje u shtuan forca të shumta policie, ndërkohë që kontrolli ishte shumë i rreptë edhe në zonën e Bularatit.
Madje forcat e antiterrorit kishin zgjedhur të maskoheshin duke veshur jelekë të televizionit Fax News.
Siç raportohet civilët e maskuar me logon e televizionit, kanë shkuar në Bularat me një “Pasat” të verdhë, ndërkohë që kanë pasur targa fallco taksie.
Ushtarët e antiterrorist kanë qenë të pajisur edhe me kamera dhe me dylbi, duke e bërë maksimumin e tyre për mos të patur probleme.












