Paraditen e sotme, në një njoftim nga policia u raportua se një grua ishte hedhur nga lartësia pasi kishte kuptuar se i kishin hyrë në banesë hajdutët.
Por ky informacion eshte përgënjeshtruar sërish nga policia, e cila ka dhënë versionin e vërtetë të ngjarjes.
Sipas njoftimit të fundit, policia bën me dije se një 22-vjeçare ka qenë në gjendje të dehur dhe ka rënë nga shkallët.
Njoftimi i plotë i policisë së Durrësit:
Në lidhje me një lajm të publikuar nga media online se një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati ju sqarojmë se :
Me datë 25.10.2019 rreth orës 01:25 Policia e Qarkut Durrës me anë të një telefonate ka marrë njoftim se në lagjen Nr13 është rrëzuar nga shkallët një shtetase femër.
Menjëherë janë afruar Shërbimet e Policisë në vendin e dhënë ku kanë konstatuar se shtetësia P.G. 22 vjeçe, në gjendje të dehur ishte rrëzuar nga shkallët e një pallati të pabanueshëm.
Shtetases së mësipërme i është ofruar ndihma e parë mjekësore, e cila më pas është larguar për në banesë.
K.B/DRONI.al












