Dy persona janë ndaluar nga policia gjatë aksionit blic që po mbahet aktualisht në portin e Durrësit për drogë dhe armë e kontrabandë.
Burime nga gazetarët ende jo zyrtare, tregojnë se këtyre personave iu gjet diçka e dyshimtë në automjetin e tyre. Mbi 200 punonjës policie janë të angazhuar në operacionin në fjalë.

Nga të dhënat e para, mësohet se operacioni ka të bëjë me dyshimet se në port ka kontenierë me drogë dhe kontrabandë të ndryshme.
Në krye të operacionit në port është drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, drejtori i Departamentit të Rendit Gjovalin Loka dhe drejtori i departamentit të Kufirit, Eduart Merkaj.
K.B/DRONI.al












