U emërua 6 ditë më parë si drejtuesi i burgut të Vlorës, ndërsa sot dënohet me 6 muaj burg.
Ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që e emëroi Egon Velajn më 17 tetor në krye të burgut të Vlorës pak ditë më parë.
Egon Velaj u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 6 muaj burg në një seancë të zhvilluar gjatë ditës së sotme.
Trupi gjykues me prokuror Anton Pali, gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kane dënuar Velajn me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e drejtorit të Aluiznit.
I pandehuri nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndaj gjykatësja i ka kërkuar avokatit të tij të deklarojë vendndodhjen e Velaj.
K.B/DRONI.al












