Dy avionë të vegjël besohet se “dezinfektuan mushkonjat” në Kukës sot paradite. Ish-Kryeministri Berisha ka postuar një foto ku shihen qartë dy avionë të vegjël fotografuar në Kukës sipas tij.
Këto ditë numri i avionëve të vegjël në Shqipëri është shtuar mjaft. Për disa prej tyre ka marrë përgjegjësinë ministria e Mbrojtjes dhe e Bujqësisë, por në disa raste të tjera nuk ka asnjë përgjigje qoftë nga policia e qoftë nga zyrat e aviacionit shqiptar.












