• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zyrtari i larte amerikan ne Tirane: Po vjen SPAK dhe do ta mbeshtesim

droni by droni
22 October, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Zyrtari i larte amerikan ne Tirane: Po vjen SPAK dhe do ta mbeshtesim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Jorgan Andrews, thotë se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ngritjen e strukturave të reja që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si SPAK dhe Byroja e Hetimit, mbetet i palëkundur. Këto komente ai i bëri për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë. Zoti Andrews thotë ndër të tjera se zbatimi i masave antikorrupsion do të forconte dhe rolin e agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës, pjesë të rëndësishme të së cilës ai sheh dhe reformimin e sistemit të burgjeve

Zëri i Amerikës: Z. Andrews, faleminderit për mundësinë. Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Shqipëri?

Jorgan Andrews: Shumë faleminderit. Është kënaqësi të jem me ju sot. Përfaqësoj një byro të Departamentit të Shtetit të SHBA – Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit. Jemi përgjegjës për zbatimin e ndihmës civile në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë në vendet anembanë botës. Jemi në 90 vende. Jemi krenarë që jemi partnerë me Shqipërinë dhe me policinë e sektorin e drejtësisë të Shqipërisë teksa ata ndërmarrin reforma për të përmirësuar cilësinë dhe sasinë e drejtësisë që iu ofrojnë qytetarëve të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Në raportin e DASH për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve theksohet se Shqipëria është gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën, pse ka ardhur kjo?

Jorgan Andrews: Ka një numër arsyesh. Mendoj se mënyrat në të cilën drogat prodhohen dhe trafikohen kudo në botë po ndryshojnë. Mendoj se ka pasur përhapje jo vetëm të tipeve të drogave, me gjithë këto drogat sintetike, por që me globalizimin e logjistikës, korridoreve dhe rrjeteve, ka pasur edhe një përhapje të rrugëve të trafikimit. Pra, grupet kriminale ndërkombëtare kanë më shumë mundësi për të prodhuar dhe lëvizur drogat kudo në botë. Për pasojë, nuk duhet të habitemi që organizatat kriminale ndërkombëtare, përfshi ato në Shqipëri, po shfrytëzojnë këto mjete në botën e globalizuar.

Zëri i Amerikës: Në raport thuhet se korrupsioni i përhapur e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Si i vlerësoni përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, drogës apo dhe pastrimin e parave dhe çfarë prisni më shumë?

Jorgan Andrews: Po ndalem së pari tek komenti juaj për korrupsionin. Dëshiroj ta filloj duke thënë se jemi të gjithë qenie njerëzore. Nuk ka rëndësi se nga vjen, nëse jepet mundësia, një përqindje e caktuar e njerëzve do të zgjedhin të jenë të korruptuar. Nëse nuk kemi institucione të forta, të afta dhe të besueshme që krijojnë shtysat e duhura për sjellje të ndershme dhe shkurajojnë sjelljen e pandershme. Një nga gjërat ku punojmë me homologët tanë në Shqipëri, teksa at andërmarrin nisma të ndryshme anti-korrupsion, është se përpiqemi t’i ndihmojmë për të ngritur institucionet që do të shkurajojnë korrupsionin tek njerëzit. Sepse në pikëpamjen tonë, korrupsioni është ai që minon çdo gjë në shoqëri. Pavarësisht nëse përpiqesh të krijosh një mjedis të mirë biznesi, të nxisësh investim nga kompani të huaja, të cilat do krijojnë vende pune për shqiptarët, apo nëse përpiqesh të qeverisësh dhe ofrosh shërbime për qytetarët – të gjitha këto gjëra minohen nga korrupsioni. Korrupsioni imponon kosto dhe në botën e globalizuar ku jetojmë, vendet tona nuk mund të jenë konkuruese nëse jemi të korruptuar. Nuk konkurojmë dot për biznes, nuk konkurojmë dot për mundësi, nëse paguajmë çmim ekstra për shkak të korrupsionit. Kështu, homologët tanë shqiptarë në sektorin e drejtësisë, në polici dhe tjetërkund po shohin masa të ndryshme anti-korrupsion. Realizimi i kësaj do t’i bëjë më të fortë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare për të ulur përmasat e trafikimit njerëzor, trafikut të drogës, dhe të tjera veprimtari kriminale. Pra të gjitha këto janë pjesë e krijimit të një sistemi më të mirë, më të fortë, më të aftë drejtësie.

Zëri i Amerikës: Reforma në Drejtësi parashikon dhe ngritjes e strukturave të posacme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe një njësi të posacme hetimore e ngjashme me FBI-në amerikane, cilat janë pritshmëritë tuaja për këto dy organe të reja që pritet të ngrihen, cila do të jetë mbështetja konkrete që do të ofrohet nga SHBA?

Jorgan Andrews: Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përfshi zyrën që unë përfaqësoj, si dhe partnerët tanë në Departamentin e Drejtësisë mbështesin fort përpjekjet shqiptare për të ngritur këto struktura të reja anti-korrupsion. Kemi punuar fort për të ndihmuar Shqipërinë që të krijojë procesin e përzgjedhjes, për të siguruar që personat që vijnë në këto struktura të jenë kontrolluar (vetuar), dhe sillen si duhet pasi bëhen pjesë e atyre strukturave. Ideja është që pasi këto struktura të jenë themeluar dhe ngritur me personat e duhur, ata të mund të ndihmojnë institucionet shqiptare të bëhen më të forta, më transparente dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe drejtësi për qytetarët. Pra, përkushtimi ynë është i palëkundur. Do të vazhdojmë t’i mbështesim këto organizata. Por gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, me përparimet që Shqipëria do të bëjë, do të kërkohet gjithnjë e më pak ndihmë sapo këto institucione të ngrihen dhe të fillojnë të funksionojnë mirë.

Zëri i Amerikës: Së fundmi u njoftua për një mbështetje prej 920 mijë dollarësh amerikanë për përmirësimn e sistemit të burgjeve në Shqipëri, konkretisht, cfarë synohet përmes kësaj mbështetjeje?

Jorgan Andrews: Më vjen mirë që më pyetët për këtë. Jemi në proces hartimi të një program të lidhur me sistemin e burgjeve. Si një person që ka qenë i përfshirë në programet tona të ndihmës për sistemet e burgjeve në vende të tjera, e njoh mirë këtë lloj pune. Në përgjithësi, kur përfshihemi në punën me burgjet, kjo është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të reformuar të gjithë systemin. Qeveria e Shqipërisë ka nivel të lartë vullneti politik të investuar në reformimin e të gjithë sistemit. Kemi vënë re në vende të tjera se nëse reformohet policia, kjo nuk mjafton nëse gjykatat dhe burgjet nuk reformohen. Nëse reformohet policia, prokurorët dhe gjykatat, por nuk ke bërë gjë me burgjet, pavarësisht nëse arreston, heton dhe dënon një anëtar të krimit të organizuar, ai person mund të shkojë në burg dhe prapë ta drejtojë sipërmarrjen kriminale nga burgu. Pra, sistemi i burgjeve është pjesë kyç e përpjekjes për reforma në systemin e drejtësisë dhe interesi ynë është që të ndërtojmë një program që ndihmon për të siguruar që qeveria në fakt t’i kontrollojë burgjet dhe të sigurohet që të burgosurit nuk vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga burgu.

Tags: BKH dhe SPAK
Previous Post

Berisha zbulon nje bisede me ambasadoret: Guvernatoret me kerkuan me te paimagjinueshmen

Next Post

Vetvrasja e Mehmet Shehut, mjeku i Enver Hoxhes nxjerr nje version te ri

droni

droni

Next Post
Ftohja me Enverin, Mehmeti dyshonte se i vunë përgjues në shtëpi

Vetvrasja e Mehmet Shehut, mjeku i Enver Hoxhes nxjerr nje version te ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.