Poeti Bislim Ahmetaj prezantoi dje vëllimin e tij më të ri poetik “Dhe zogjtë i mashtrojmë”.
“Një poet i angazhuar poetikisht, dhe jo vetëm, dhe një mik i mirë e feston me miq të mirë. Pa sofistikime, që na e bën ndonjëherë poezinë si vrap me pengesa, ky libër është pjesë e trazimit të kohës dhe një klithmë për nje vend më të mirë e të merituar. Ka në të një barazpeshë të brishtë mes ndjenjës më të epërme poetike dhe shqyrtimit poetik të kohës dhe ajrit ku jetojmë”, tha për librin botuesja Flutura Acka.
Promovimi i librit u bë te Reja përballë Galerisë së Arteve ndërkohë që pjesëmarrësit recituan poezi nën dritën e qirinjve dhe shoqërinë e një vere të zgjedhur.











