Një 30-vjeçar u gjet pa shenja jetë nga familjarët e tij në Ksamil të Sarandës.
Personi i gjetur pa shenja jete është shtetasi Ervis Oruçi 30 vjeç. Uruci rezulton se është person me precedentë penalë për vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Ervis Oruçi është i divorcuar dhe po ashtu përdorues i lëndëve narkotike. I riu kishte pak kohë që kishte dalë nga Spitali Psikiatrik i Vlorës.











