Një aksident tragjik i mori jetën një natë më parë një ushtaraku, brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se ai është 37-vjeçari Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si teknik bordi helikopteri në bazën ajrore.
Ai humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë, teksa u godit nga një kamion brenda tunelit. Shpërthimi i fortë pas goditjes i mori jetën 37-vjeçarit.

Dyshohet se makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi, çka ka sjellë dhe shpërthimin e menjëhershëm duke mos i lënë kohë shoferit të dalë nga mjeti.













