• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Strazimiri: Mirënjohje për Merkel dhe Macron!

droni by droni
19 October, 2019
in Politika
0
VIDEO/PD nxjerr skandalin: 534 drejtues të lartë në Policinë e shtetit, anëtarë të ish-sigurimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga intervista e Gent Strazimirit për TV Ora.

Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri tha sot ne nje interviste ne Ira tv se duhet ti shpeehim mirenjohje per Merkek dhe Macron. “Mirënjohje për Merkel dhe Macron! Lajm i mirë që na kanë marrë seriozisht pas 9 vjetësh dhe na thonë të vërtetën!”, deklaron Strazimiri.

Pyetje: Shqipëria nuk i hapi negociatat. Presidenti i Komisionit dhe ai i Këshillit Europian u shprehën të zhgënjyër me vendet anëtare. Pse duhet t’i kërkojmë Ramës llogari?

Gent Strazimiri: Këshilli Evropian dje ka bllokuar qeverinë, ka bllokuar Ramën dhe jo Shqipërinë. Prej 72 orësh ka pasur një debat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Verout në mënyrë të detajuar. Kokat e politikës janë marrë me detaje me situatën në Shqipëri, do të thotë se e kanë marrë seriozisht për herë të parë pas 9 vjetelësh. Ky është lajm i mirë për shqiptarët dhe një lajm i keq për qeverinë. Për herë të fundit, kur jemi marrë seriozisht nga BE është kur morëm liberalizimin e vizave. Vlerësimi ishte optimal dhe ndryshe nga sa thanë kasandrat, sot në qeveri, që ditën që lirohen vizat, 100 mijë shqiptarë do t’i keni në Europë, azilkërkuesit shqiptarë deri në 2013 nuk përbënin as statistikë në Europë. Për herë të parë liderët e BE refuzojnë një raport jorealist të burokratëve të Brukselit që raportojnë se “progres është bërë, por mbetet shumë për të bërë” apo “progresi është i jashtëzakonshëm, por rezultate nuk ka”. Ata na thonë se Shqipëria nuk është gati. Nga kjo pikëpamje mendoj se është një lajm i mirë për shqiptarët. Për herë të parë që nga 2010, kur na liberalizuan vizat me vlerësimin lavdërueshëm, Evropa është marrë 72 orë me qeverinë, jo me Shqipërinë. Ajo që duhet të marrim si mesazh nga kjo vëmendje dhe duhet të kemi edhe mirënjohje nga liderët europianë për këtë vëmendje dhe seriozitet të tyre ndaj vendit tonë, është një rezultat: qeveria nuk i ka bërë siç duhet detyrat e shtëpisë.

Pyetje: A e merr një pjesë të fajit edhe problemi i BE?

Gent Strazimiri: Ajo që po përpiqet të na bindë qeveria e rrëzuar në klasë disa herë, është fakti që Evropa paska probleme të brendshme. Sigurisht që Evropa ka probleme të brendshme, por Keshilli Evropian për të disatën herë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rrëzon burokratët e Komisionit Europian, raportet gjithë lule dhe trëndafila. Në fakt situata nuk është ajo. Makron tha se 15-20% e popullsisë shqiptare, nën 35 vjeç, është larguar dhe i ka në Francë. Macron ka thënë një të vërtetë që qeveria jonë nuk e pranon, burokratet e Komisionit, deri dje, nuk e pranonin. Kjo është arsye për t’i qenë mirënjohës Macronit dhe Merkelit. Unë nuk shoh që ka një konflikt mes tyre. Macron dhe Merkel ndahen në një detaj jashtëzakonisht teknik. Merkel me votë të Bundestagut ka vënë 9 pika, që tregojnë se demokracia, funksionimi i shtetit të së drejtës, i zgjedhjeve të lira e të ndershme, i drejtëissë, funksionimi i ligjit kundër zyrtarëve të lartë e të korruptuar të lidhur me krimin, nuk funksionojnë. Megjithatë, Merkel, me një seriozitet gjermanik, për te cilin duhet t’i jemi mirënjohës, ka thënë “ne do t’i vendosim Shqipërisë këto 9 pika që përcaktojnë një shtet demokratik. Ajo duhet të plotësojë, përpara tryezës së parë, disa prej tyre dhe para tryezës së nisjes reale të nëgocimit të kapitujve disa kushte të tjera. Lajm më të mirë për shqiptarët nuk mund të ketë, lajm më të keq për këtë qeveri nuk mund të ketë. Macron me Merkel janë ndarë në një gjë. Macron është koshient, ashtu si edhe Merkel dhe Bundestagu, që këto pika qëndrojnë. Problemi është ky: A duhet t’ua japim këtë mirësi të fillojnë të plotësojnë njëherë kushtet pastaj t’i hapim negociatat, apo ndërkohë që bëhen një shtet normal, le t’u hapim dhe negociatat. Unë mendoj që ky seriozitet në një diskutim prej për 72 orë për një vend të vogël dhe periferik si ne, është një dhuratë e madhe që BE na bën, për seriozitetin me të cilin diskutojnë për problemet tona. Seriozistet që më rezulton që presidenti Macron dhe kamcelarja Merkel e kanë shumë herë më të lartë sesa qeveria jonë dhe arlekinët e e saj që mendojnë se zgjidhin problemet duke sharë gruan e Makronit. Prandaj këmbëngul që ky është nje lajm i mirë për shiqptarët dhe një lajm i keq për qeverinë.

Pyetje: A lë hendek që mund të plotësohet nga aktorë të tretë një vendim i tillë? Si humbje të besimit tek BE, mundësi për Turqinë apo Rusinë?

Gent Straizmiri: Nuk mendoj. Unë e njoh mirë popullin tim. Mendoj se krim më të madh se t’u thuash lidërve europianë se ky popull e ka nostalgjinë tek Rusia, që për 45 vjet na shtypi me këmbë, nuk ka. Mendoj që ky popull nuk e kthen më kokën nga Rusia. Aspirata evropiane e këtij populli është ajo që thotë kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Shqipëria i ka dyert e hapura dhe kjo është një arsye për t’u qenë mirënjohës. Problemet në vendin tënd nuk zgjidhen duke ikur dhe duke ndërtuar çadra ne parqet e Tuluzës, Lionit, Parisit apo Pas de Calais,në pritje oër t’u larguar nga ky vend. Është një thirrje dashamirëse, miqësore e të gjithë lidershipit të Europës së Bashkuar që Shqipëria i ka dyert hapur, shqiptarët duhet të rregullojnë problemet e brendshme të tyre, të përcaktuara në 9 pika. Na teegojnë kush jemi në ato 9 pika. Nuk është arsye për t’u mërzitur me Europën, nuk është arsye për t’i quajtur fashistë apo racistë, pëkundrazi, për t’u qenë mirënjohës, pasi ishin po këta “fashistë” apo “racistë” që votuan që Shqipëria të ishte anëtarë e NATO-s me të drejta të plota, votuan që shqipatrët të kenë levizjen e lirë, dimensioni më i madh i lirisë që shqiptarët kanë patur pas shpalljes së pavarëisë. Duke fajësuar BE, Francën, Makronin apo gruan e tij, vetëm sa i zgjat padrjetësisisht jetën kësaj qeverie që ka kapur për fyti këtë vend.

Tags: gent strazimiri
Previous Post

Horoskopi, 20 tetor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Plagosje ne Tirane, cunat e lagjes grushta me policine

droni

droni

Next Post
Tiranë/ Arrestohen 4 persona, akuzohen për rrëmbim, përndjekje dhe plagosje me dashje

Plagosje ne Tirane, cunat e lagjes grushta me policine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.