Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i një makine me lëndë eksplozive, i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Siri Kodra”.
Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjes, eksplozivi i është vendosur një “Benzi” të zi i kohës së fundit, me targa gjermane. Eksplozivi ka qenë i vendosur dhe i lidhur me derën, ndërsa ka shpërthyer në momentin që pronari i tij, Artion Bylyku, ka shtypur pajisjen elektronike për të hapur derën dhe fatmiresisht ndodhej në distancë.

Pronari menjëherë ka njoftuar policinë, e cila me ndihmën e forcave të xhenios kanë bërë shpërthimin e komanduar të sasisë së eksplozivit.
PNgjarja dyshohet se ka qenë një mesazh për pronarin e mjetit luksoz, ndonëse deri më tani nuk dihet asgjë mbi të shkuarën e tij.olicia po heton në pistën e ndonjë konflikti të mundshëm të Artion Bylykut.
K.B/DRONI.al












