Eshtë përfolur dhe më parë për një grup hajdutësh të cilët shënjestër kishin shtëpitë e futbollistëve madrilëne.
Sot, mediat e huaja, kanë nxjerrë detajet e para nga operacioni i finalizuar, ku është goditur banda e hajdutëve dhe janë arrestuar katër presona, mes të cilëve edhe një shqiptar.
Operacioni policor është zhvilluar mes qyteteve të Madridit dhe Tolendo.
Mediet spanjolle raportojnë se anëtarët e kësaj bande kishin si shënjestër banesat e futbollistëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Shqiptari i arrestuar është identifikuar si M. Z. dhe është arrestuar për vjedhje me dhunë në shtëpinë e Jose Luis Morena.
Mes sendeve të vjedhura, policia ka arritur të gjejë edhe medaljen e garës së Champions, e Thomas Partey. Disa prej lojtarëve, banesat e të cilëve janë plaçkitur, janë Casemiro, Isco, Zifane, Morata, etj. Kryesisht, shtëpitë e tyre janë grabitur, ditët kur futbollistët kanë pasur ndeshje të rëndësishme.
K.B/DRONI.al











