Pas reagimeve të ashpra për shkak të gjestit të tij fyes me gisht, Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike.
Me këtë mesazh të fundit në Twitter, Borchardt e ka pranuar veprimin e turpshëm, i cili lidhej drejtperdrejt me protestuesit e Astirit.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, ka shkruar Borchard në faqen e OSBE-së.












