Reagime të shumta ka patur pas veprimit të turpshëm të ambasadorit të OSBE-së, Borchardt, drejtuar protestuesve të Unazës së Re.
Pas reagimit të disa prej përfaqësuesve të partive politike, një reagim ka ardhur nga aktori i humorit, Jul Deda, i cili nuk e ka kursyer aspak mundësinë për të qene i drejtpërdrejtë.
REAGIMI I JUL DEDES
Ja pra, ky është standarti për të qënë europian.
Vetëm se, i nderuar ambasador Borchart, ne në shqip e kemi më të bukur gjestin se ju në europisht…!
Na pra, mirëmëngjes…!












