• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DRITAN SHANO/ Mos kemi frikë nga precedenti

admin by admin
3 May, 2017
in Politika
0
DRITAN SHANO/ Mos kemi frikë nga precedenti
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
dritan shano, vogel

Dritan Shano

Nuk ja vlen te kesh frikë nga precedenti. Asnjë progres shoqëror, ekonomik, politik, shkencor në historinë e njerëzimit nuk është kryer pa krijuar precedentin. Udhëtimi i Magelanit ishte i paprecedent. Rrëzimi i monarkisë në Francë ishte i paprecedent. Po kështu edhe ndalimi i skllavërisë dhe krijimi i Shteteve të Bashkuara. Vota e grave në Isle of Man në vitin 1881 ishte e paprecedent, njësoj si shpikja e penicilinës dhe teoria e relativitetit…. Themelimi i Partisë Demokratike për shumë shqiptarë ishte i paprecedent. Misioni i PD që kur është themeluar është krijimi i precendentëve. Të lirisë, asaj individuale, politike, ekonomike e shoqërore. Ky mision, mendoj se do vijojë të përmbushet vetëm përmes krijimit të precedentëve të panjohur më parë nga shqiptarët e vjetër e të rinj.
Çdo precedent që krijohet në interes të shumicës së shqiptarëve është i shenjtëruar të lërë gjurmë dhe i mbetet trashëgimisë shoqërore të këtij vendi. Garantimi i votës së lirë është i tillë. Kjo është detyra e Partisë Demokratike. Kjo është detyra e Lulzim Bashës. Dhe për këtë, që prej 18 shkurtit 2017 po merr pa pushim mallkimet e gjithë pushtetarëve dhe servilëve të tyre, por mbështetjen e shumicës së heshtur të shqiptarëve, të të gjithë atyre që nuk u vërshëllen njeri.
Në fakt, Partia Demokratike nuk ka asnjë arsye të mos vazhdojë të krijojë precedent pas precedenti deri në krijimin e një sistemi tjetër vlerash nga ai i nënshtrimit, frikës, bindjes së verbër ndaj pushtetit dhe pushtetarëve. Një sistem vlerash të ndërtuar mbi lirinë, punën e ndershme dhe meritën.
Ky proces jo rrallë është braktisur dhe ja ka lënë vendin lojës së pushtetit dhe zvetënimit prej tij. Të gjithë ata që janë të përfshire në këtë lojë, politikanë, pronarë mediash, bloggers, apo dhe biznesmenë qeveritarë nuk duan t’ua prishësh lojën, fijet që i lidhin me njëri tjetrin, atë statuskuonë ku kanë krijuar komfortin dhe peshën e tyre mbi ngjarjet dhe jetën e të tjerëve.
Por të krijosh një precedent, thuajse gjithmonë lidhet me prishjen e statuskuosë. Me prishjen e pazareve dhe ndryshimin e rrjedhës së jetës se secilit të atyre që sapo përmendëm. Statuskuoja e sotme shqiptare ku këta lëvrijnë dhe pasurohen apo thjesht vegjetojnë, sheh parlamentin, bashkitë dhe administratën të mbushur me kriminelë, dhe vendin të kthyer në një plantacion me drogë ku punojnë skllevërit modern shqiptarë. Statuskuoja e sotme sheh sesi bastionet politike të Partisë Demokratike gjunjëzohen nën peshën e kriminelëve, frikës, varfërisë, dhunës, blerjes dhe i kalojnë për këtë shkak Rilindjes,– Kavaja, Kurbini, Dibra – jo se ajo u ka bërë kavajsve, kurbinasve apo dibranëve ndonjë të mirë. Statuskuoja e sotme sheh sesi është eliminuar proçesi politik dhe sesi sistemi politik ka rënë për shkak të blerjes së deputëteve dhe partive. Statuskuoja e sotme e konsideron Partinë Demokratike thjesht si dekor në parlament, dhe se 600.000 mbështetësit e saj duhet të marrin pjesë qorrazi në votimet e 18 qershorit 2017, jo ne ushtrim te te drejtes se tyre per te marre pjese ne zgjedhje – se zgjedhje s’ka, por dredhërisht vetëm e vetëm si stoli “demokracie” putiniane në gjoksin e Edi Ramës, që ai të ketë mundësi të thotë se ai është pluralist demokratik dhe jo monist “demokratik”.
Çdo precedent krijohet nga nevoja. Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme, pasi ato janë e vetmja kontratë sociale që garanton bashkëjetesën e shqiptarëve. Kemi nevojë për zgjedhje dhe jo për votime me rezultat të paracaktuar që më parë. Prandaj kemi kërkuar që me 18 shkurt të këtij viti një qeveri teknike që të garantojë zgjedhjet pluraliste në këtë vend. Ndryshe nuk marrim pjesë në farsën e votimit monist.
Kujdes me lojën e fjalëve që po bëjnë të gjithë ata që duan t’ia ulin kokën Partisë Demokratike dhe ta fusin atë në vathën e interesave të tyre të pushtetit. Partia Demokratike nuk po bojkoton zgjedhjet. Në këtë vend nuk ka zgjedhje, nuk ka proces zgjedhor. Edi Rama e ka emëruar edhe opozitën. Ne po bojkotojmë këtë lloj votimi të ambalazhuar si zgjedhje. Ky është mekanizmi i diktaturave, kur zgjedhjet kanë mbaruar mjaft kohë përpara se të kryhet votimi. Ky votim është përdorur në Shqipëri që prej vitit 1945 deri në vitin 1990 dhe po kthehet i financuar me miliarda edhe në vitin 2017. Ky votim eliminon pluralizmin. Nëse mosmarrja pjesë në këtë lloj votimi është e paprecedent, atëhere nuk duhet të kemi frikë ta krijojmë precedentin. Mos kini frikë nga precedenti. Ai zgjat vetëm një moment. Pastaj nuk është më i tillë.

Previous Post

Petrit Vasili, a e sheh veten kryeministër, ja ç’thotë edhe për LSI-në si forcë e parë?!

Next Post

EMRI/ Ekstradohet nga Athina 41-vjeçari nga Saranda, u dënua për trafik droge

admin

admin

Next Post
EMRI/ Ekstradohet nga Athina 41-vjeçari nga Saranda, u dënua për trafik droge

EMRI/ Ekstradohet nga Athina 41-vjeçari nga Saranda, u dënua për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.