Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar për kanosje, ndërsa në banesë i janë gjetur fishekë e radio marrëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, shtetasin N. K., 40 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).











