Foto Ilustruese
Sot rreth orës 06.00 shtetasi Fajton Jahaj ka informuar policinë kufitare se babi i tij, shtetasi Adrian Jahaj është nisur nga Italia drejt Shqipërisë me një skaf privat. Në distancën 10 milje në veriperëndim të Sazanit dhe në grykëderdhje te Vjosës i ka mbaruar karburanti dhe ka kërkuar ndihmë.
Policia kufitare ka kërkuar ndihme tek QNOD, duke vënë në lëvizje të menjëhershme Forcën Detare, e cila ka nisur për ndihme dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani.
Për shkak të kushteve atmosferike operacionin në det e vijon vetëm anija “Oriku”. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike është kërkuar ngritja e një helikopteri “Cougar” që aktualisht është pjesë e operacionit të kërkim shpëtimit.











