• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Ndau gruan për virgjërinë, flet babai: Djali s’e gjeti të rregullt, prisnim të bëheshim me nip, jo divorcin

admin by admin
6 November, 2016
in Kronika
0
INTERVISTA/ Ndau gruan për virgjërinë, flet babai: Djali s’e gjeti të rregullt, prisnim të bëheshim me nip, jo divorcin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pasi tregoi live historinë e martesës së tij në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24”, është kërcënuar me jetë Avni Allmeta. Deklarata e tij se nusen nuk e gjeti të virgjër dhe e ktheu te prindërit ka acaruar tejet këta të fundit. Ata e kanë kërcënuar sërish 36-vjeçarin me origjinë nga Klosi i Burrelit, i cili që prej 10 vitesh banon në Shkozet të Durrësit. Të paktën kështu deklaroi dje babai i 36-vjeçarit.
Sami Allmeta tha se e ka telefonuar vëllai i ish-nuses së djalit, i cili i ka thënë se janë në gjak. “Vëllai i nuses së tim biri më tha se ‘më keni një gjak borxh, pasi djali juaj ka dalë në televizor e ka folur për motrën time. Djalin tënd, Avniun, po e pashë në ndonjë rrugë apo përballë, do ta ndaj në 14 copa’”, – kështu u shpreh 82-vjeçari.
Sapo është vënë në dijeni në lidhje me kërcënimin nga të afërmit e bashkëshortes, Avni Allmeta ka reaguar menjëherë, duke kërkuar mbrojtje nga shteti. Nga ana tjetër, 36-vjeçari pohoi se e dashuron gruan e tij dhe nëse ajo i kërkon falje është i gatshëm të jetojë me të.
Ndërkohë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Sami Allmeta tregoi me detaje se çfarë ka përjetuar familja e tij pas martesës së të birit. I moshuari tha se është i shqetësuar nga kërcënimet e familjarëve të nuses, të cilën e ka respektuar dhe dashur si vajzën e vet. Por, plaku deklaroi se me nderin nuk mund të luhet.

Zoti Sami, ju, e patë djalin tuaj të premten në televizion?
Po, e pashë. Ai tregoi gjithçka që ka ndodhur në të vërtetë. Ndërkohë që në mbrëmje na kanë kërcënuar me jetë. Ky është shqetësimi ynë më i madh si familje.

Mund të na thoni kur dhe kush ju ka kërcënuar?
Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:30, ka rënë telefoni. Personi që telefonoi më tha se ishte vëllai i nuses sonë. Kishte inat dhe fliste me zë të lartë. Ai më tha direkt se ishim në gjak. “Ju më keni një gjak borxh, pasi djali juaj ka dalë në televizor e ka folur për motrën time. Djalin tënd Avniun, po e pashë në ndonjë rrugë apo përballë, do ta ndaj në 14 copa”. Kështu më tha personi që telefonoi.

Si reaguat ju pas telefonatës kërcënuese?
Më pas mora në telefon djalin dhe i thashë që je në gjak me njerëzit e ish-gruas. Kjo na ka shqetësuar shumë. Është e rëndë që të na ndodhin këto gjëra në moshën e pleqërisë. Ne po prisnim të bëheshim me nip në shtëpi, pasi mësuam që nusja është shtatzënë, por nuk e di çfarë ndodhi me të.

Këtu me ju ka qëndruar nusja, në të njëjtën shtëpi?
Po, këtu e solli djali. Ne i kishim thënë asaj që djali është i papunë, pa të ardhura, çfarë do të hanim ne, do të hante edhe ajo. Nusja na respektonte dhe unë e respektoja më shumë se vajzën time. E respektoja dyfish, pasi ishte jetime, pa babë, dhe më vinte keq.

Ju, e keni pyetur nusen se si shkonte me djalin tuaj?
Po. E kam pyetur disa herë si prind, pasi u doja të mirën. I thosha ‘a të dhunon djali’, ndërsa ajo më thoshte ‘jo’. Unë e besoja se im bir nuk e dhunonte. Unë do i flisja tim biri nëse e shikoja një veprim të tillë.

Si ndodhi që ata u ndanë?
Erdhi daja i saj këtu dhe po kërkonte llogari pse Avniu është i papunë. Djali i tha atij, që mbesën tënde ma keni dhënë jo të rregullt. Ndërsa, ai i tha nuses ‘bëhu gati se të marr me vete’. Nusja pa marrë mendimin tim la të gjitha nishanet këtu dhe mori plaçkat e saj dhe doli te dera. Unë mbeta i çuditur, po ashtu edhe të tjerët, pasi nuk e prisnim që nusja të largohej nga shtëpia me një fjalë që i tha daja i saj.

Zoti Sami, çfarë mund të na thoni në lidhje me deklaratat e djalit tuaj se ndarja mori shkas ngaqë nusja nuk ishte e virgjër?
Për mendimin tim, djali nuk duhej ta kishte mbajtur aq gjatë nusen, por ta kishte nisur me vrap në shtëpinë e saj. Nuk ka falje për të tilla gjëra në fisin tonë, familjen tonë apo edhe në zonën tonë. Unë i besoj djalit, se ai është i rritur dhe nuk është i vogël, dhe në këtë mënyrë kërkon të drejtën e vet.

Pas ndarjes, çfarë ndodhi midis jush në familje?
Unë fillimisht nuk e besova djalin, ndaj e përzura nga shtëpia. I thashë që ai i kishte fajet që u nda nga gruaja. Djali iku në Greqi dy muaj.

Çfarë mund të na thoni për traditat tuaja?
Ne jemi njerëz të ndershëm gjithë jetën. Jemi të varfër, por të ndershëm. Kam rritur 7 fëmijë të mitë dhe një nip, pra 8 gjithsej. 4 djem e 4 vajza, por me nderin nuk luhet.

Me çfarë jetoni?
Jemi tre të moshuar, unë, bashkëshortja dhe motra ime burrneshë (e pamartuar). Me pensionet tona shumë të vogla ushqenim edhe fëmijët, djalin e nusen që na erdhën. /GazetaShqiptare/

avni allmeta

Previous Post

FOTO & DETAJE/ Sarandë, ja si dhe për sa lekë u vra punonjësi i karburantit

Next Post

VIDEO/ SHBA, shërbimi sekret nxjerr me shpejtësi Trump nga salla

admin

admin

Next Post
VIDEO/ SHBA, shërbimi sekret nxjerr me shpejtësi Trump nga salla

VIDEO/ SHBA, shërbimi sekret nxjerr me shpejtësi Trump nga salla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.