• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Babalja”, Salianji nxjerr prova të reja: Si u manipulua zëri i Agron Xhafajt, Alizoti 4 herë i dënuar

droni by droni
9 October, 2019
in Kryesore, Politika
0
“Babalja”, Salianji nxjerr prova të reja: Si u manipulua zëri i Agron Xhafajt, Alizoti 4 herë i dënuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Sallianji, ka publikuar  sot sipas tij disa dokumente, të cilat janë fakte të reja për falsifikimin e zërit të Geron Xhafës. Në një deklaratë për mediat nga Gjykata e Tiranës, Salianji tha se të gjitha manipulimet janë bërë për të shmangur hetimin për trafik droge.

Salianji ka thënë se zëri i Agron Xhafës nuk është marrë në mënyrën e duhur nga ana proceduriale. Demokrati tha se për dëshmitarin Alizoti ka fshehur 4 dënime, për dhunë, vjedhje e pengmarrje.

“Në Angli nuk dorëzohet dhe nuk dërgohet kampioni i zërit të marra nga ana e prokurorisë Tiranë sipas proçedurës, por dërgohen dy mostra të tjera të marra më 22.07.2018 dhe 25.07.2018, kohë në të cilën Agron Xhafaj nuk ndodhej në Shqipëri, por në burg në Romë”, tha Salianji.

Më tej ka publikuar dhe disa dhe për Fredi Alizotin, të cilin e quan dëshmitarë të rremë. “Për herë të parë bëjmë publike të katër dënimet që kemi gjetur deri tani të dëshmitarit të rremë, të një prej llumit të shoqërisë që zhytet ditë pas dite Edi Rama, të dëshmitarit të rremë me të cilin kanë shpëtuar nga dënimi një grup të strukturuar kriminal dhe mafioz, Alfred Alizoti, siç po e shihni ka të paktën 4 dënime për vjedhje me dhunë, për pengmarrje, etj. Në një prej rasteve policia e ka gjetur të stërvitur sepse e ka bërë pikërisht fiks rolin që po kryen sot”, shtoi ish-deputeti.

DEKLARATA E PLOTË

Në mënyrë të vazhdueshme kemi denoncuar për falsifikime të herë pas hershme dhe të pafundme të dosjes Xhafaj, sot jemi në një situatë të re, me prova të reja të dala edhe gjatë gjykimit për këtë çështje, në një superskandal, falsifikimit të procesit jo për të çuar para përgjegjësisë denocnduesit e aferave mafioze në Shqipëri, por për të shmangur nga hetimi për trafik droge të mafias qeveritare dhe Agron alias Geron Xhafaj. Mos harroni dhe të kthejmë në vëmendje të publikut tonelata me drogë të kapura këto ditë në Greqi dhe lidhjet prej punëmarrësi dhe punëdhënësi me Agron Xhafajn, por për këtë do të kemi një ditë tjetër për të denoncuar sepse ka ikur nga vëmendja e medias në mënyrë të shpejtë. Sot dua t’ju paraqes disa prova të reja, më kryesorja është falsifikimi i aktit të ekspertimit, nga ana e prokurorisë dhe avokatit të Agron Geron Xhafajt.

Më datë 15, sipas prokurorisë në orën 14:15 Agron Geron Xhafaj jep mostrat e zërit Prokurorinë e Tiranës pranë OPGJ-së, Gabon Vrioni dhe ekspertit të kriminalistikës Dritan Zota. Proçedurialisht është marrë zëri në rregull duke pasur oficerë të policisë gjyqsore, ekspertë kriminalistikë dhe në prani të prokurorit. Në datë 16, një ditë pasi ne kishim bërë publikimin e skandalit, Agron Xhafaj dorëzohet vullnetarisht për të kryer dënimin në Itali prej 7 viteve dhe 4 muaj burg, pavarësisht se kishte 10 vite që jetonte i lirë në Shqipëri. Për ekspertizë në Itali dhe pas refuzimit të Italisë sepse nuk ishte marrë zëri në mënyrën e duhur nga ana proçeduriale, në Angli nuk dorëzohet dhe nuk dërgohet kampioni i zërit të marra nga ana e prokurorisë Tiranë sipas proçedurës, por dërgohen dy mostra të tjera të marra më 22.07.2018 dhe 25.07.2018, kohë në të cilën Agron Xhafaj nuk ndodhej në Shqipëri, por në burg në Romë. Në procesverbalin që kemi kërkuar në Gjykatë, të marrjes së mostrave, kemi kërkuar se kush është oficeri apo prokurori, apo eksperti kriminalistik që ka marrë modelet e zërit në Agron Xhafajt, dhe ku i mori. I mori në burg në Romë, apo në Tiranë?

Në dosje është administruar vetëm mostra e marrë më datë 22.07.2018e cila po ju citoj: “Është një bisedë midis Geron Xhafajt me një shtetas tjetër”. Nuk e di se si në burg mund të bëhet një bisedë me një shtetas tjetër dhe këtë e ka dorëzuar vetëm avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha. Pra prokuroria në shkelje të ligjit dhe në falsifikim të plotë, ka çuar për akt ekspertim në Angli jo mostrat e zërit që janë marrë vetë nga ana e prokurorisë, por ka dërguar një mostër zëri e cila nuk dihet nga vjen, nuk është marrë në formën e duhur ligjore dhe për të cilën nuk dihet nëse zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt apo është i Alfred Alizotit. Ekspertiza britanike, për të cilën do t’ju vendos në dispozicion materialin, pasi është refuzuar nga laboratori shtetëror i kriminalistikës italiane për shkak të klësaj shkelje, ka marrë dhe ka analizuar mostrat e zërit të çuara në mënyrë të kundraligjshme nga prokuroria të cilat nuk dihet nëse janë Agron Xhafaj, apo Alfred Alizoti. Për herë të parë bëjmë publike të katër dënimet që kemi gjetur deri tani të dëshmitarit të rremë, të një prej llumit të shoqërisë që zhytet ditë pas dite Edi Rama, të dëshmitarit të rremë me të cilin kanë shpëtuar nga dënimi një grup të strukturuar kriminal dhe mafioz, Alfred Alizoti, siç po e shihni ka të paktën 4 dënime për vjedhje me dhunë, për pengmarrje, etj. Në një prej rasteve policia e ka gjetur të stërvitur sepse e ka bërë pikërisht fiks rolin që po kryen sot.

Në vendimin e gjykatës thuhet: “Shtetasi Alfred Alizoti, apo Alfred Rama, se njësoj janë, ka krijuar një situatë të rreme me shtetasin Artur Bregu sikur grindeshin me njëri-tjetrin dhe kur janë afruar, kanë vjedhur me dhunë qytetarin në makinë. Të njëjtin rol që po kryen sot me dëshmi të rreme për llogari të Edi Ramës e ka kryer për llogari të banditëve të tjerë, të llumit tjetër për të vjedhur qytetarët. Dje ka vjedhur qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt, sot bashkë me Edi Ramën dhe me Ballën, Xhafën, Ard Veliun, Andon Markon dhe Alfred Nushin, drejtues të lartë të policisë, kanë krijuar një situatë të rreme për të shpëtuar një grup mafioz nga procedimi penal, dhe kanë devijuar vëmendjen e publikut dhe organeve ligjzbatuese, aty ku nuk duhet të jetë. Pavarësisht se kemi instituar në Gjykatë, pavarësisht se kemi çuar kallzim penal, prokuroria nuk merr asnjë masë, qoftë për shpërdorimin e detyrës të bërë nga Balla, Xhafa, Veliu, Marko dhe Nushi, por nuk merr asnjë veprim tjetër, as për shpërdorim detyre të kryeprokurorit Gentian Osmani dhe për t’i çuar ata përpara përgjegjësisë penale, për një rast i cili duhet të kishte çuar prapara hekurave disa prej mafiozëve më të mëdhenj që edhe sot kontrollojnë trafikun e drogës në Shqipëri dhe që dje kishin mbështetjen e ish-ministrit të asaj kohe Fatmir Xhafaj dhe sot kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit të Republikës Edi Rama.

Tags: alizotibabaljaDokumentaProvasalianji
Previous Post

Zbulohet shkaku i helmimit të 60 nxënësve në shkollën e Postribës

Next Post

FOTO/Bashkëshortja e Gaz Pajës feston ditëlindjen, dalin pamjet e para me barkun e rrumbullakosur

droni

droni

Next Post
Aktori i Portokallisë i jep fund beqarisë sot në Tiranë, detajet e ceremonisë luksoze VIP me 300 të ftuar

FOTO/Bashkëshortja e Gaz Pajës feston ditëlindjen, dalin pamjet e para me barkun e rrumbullakosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.