Një aksident ka ndodhur në Kamzë, i cili ka sjellë plagosjen e dy të miturve.
Burime nga policia indormojnë se fëmijët janë dërguar në spital, ndërsa ne komisariat është shoqëruar shoferi i makinës.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.
Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.












