Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna, ka publikuar sot këngën më të re. “Bermuda” është projekti i fundit, të cilën këngëtarja nga Maqedonia e sjell me videoklip. Mixey nga AuthenticEnt ka realizuar muzikën e kësaj kënge, kurse Yll Limani, BimBimma dhe Mixey janë kujdesur për tekstin.












