• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Incidentet Tiranë-Athinë, mediat greke akuza të forta për Ramën

admin by admin
6 November, 2016
in Global Image
0
Incidentet  Tiranë-Athinë, mediat greke akuza të forta  për Ramën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Buldozerët e Ramës po shembin shtëpitë greke në Himarë” titullohet artikulli, që gazeta “Ethnos” e së dielës i kushton tensioneve mes Athinës dhe Tiranës.

Viti i incidenteve në marrëdhëniet greko-shqiptare e gjen kryeministrin Rama të lundrojë në detet e një revanshi antigrek, të cilat kanë arritur të “lagin” edhe Akropolin e Athinës, shkruan analisti i njohur Jorgos Sakafidha, që shton se 52-vjeçari socialist me një profil modern të dikurshëm, tashmë thotë çfarë i vjen për mbarë, mjafton të jetë anakronike, johistorike dhe me provokim nacionalist.

Artikullshkruesi thekson se, Tirana zyrtare investon në krijimin e armiqve imagjinarë të jashtëm, për të zyrtarizuar disa prej pretendimeve të çamëve, në mënyrë që të heqë vëmendjen e popullit nga problemet e brendshme, si korrupsioni, trafiku i drogës, taksat e larta, mungesa e demokracisë etj.

Ndërsa theksohet se ka muaj që vazhdon ky aksion i planifikuar për të rrëmbyer pasuritë e minoritarëve në zonat bregdetare, me justifikimin e planeve të zhvillimit, publikohen edhe disa dëshmi të banorëve të Himarës, në një prej të cilave thuhet: “Qëllimi i tyre është të dëbojnë elementët grekë nga Himara. Por ne do t’i mbrojmë pasuritë tona. Le të na vrasin”.

Me dy artikuj pasqyron zhvillimet me Tiranën edhe “Kathimerini” e së dielës. Në shkrimin e radhës, analisti i njohur Stavros Tzimas jep prapaskenën e të gjithë tensionit midis dy qeverive për Himarën, duke theksuar se mosdërgimi i buldozerëve, ndërsa afati i paralajmërimit ka mbaruar qysh të enjten, tregon një përpjekje për të ulur tonet, megjithëse kryebashkiaku Goro deklaron se ndërtesat e paligjshme do të shemben.

Ndërsa në artikullin e dytë theksohet se, Athina është tepër skeptike për nacionalizmin e vonuar mendësor shqiptar, që merr përmasa në një moment kur Tirana ka zgjedhur Greqinë si bosht të fushatës elektorale, ndërsa pret raportin e progresit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave për anëtarësim. Këtu aludohet se, nëse gjykimi për Shqipërinë do të jetë pozitiv, Athina po analizon mundësinë e një vetoje, me justifikim shkeljen e të drejtave të minoritetit.

“Puzzle”-in e tensioneve dhe deklaratave nga të dy palët e plotëson edhe përgjigjja që dha orët e fundit në Parlament ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, pas pyetjes së 12 deputetëve konservatorë se, përse nuk po përparojnë ndërtimet për varrezat e ushtarëve grekë. Sipas tij, fajin për këtë e ka pala shqiptare, që vonon dhe pengon marrëveshjen e nënshkruar, ndërsa 15 ditë më parë është zhvilluar mbledhja e dytë e Komisionit të përbashkët të Specialistëve, që ka përcaktuar veprimet e nevojshme për të përshpejtuar fillimin e punës.
/ Top Channel

Previous Post

Shkodër, bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 44 vjeçari

Next Post

Kishte parë shumë pornografi; 12-vjeçari përdhunon motrën 9-vjeçare

admin

admin

Next Post
Kishte parë shumë pornografi; 12-vjeçari përdhunon motrën 9-vjeçare

Kishte parë shumë pornografi; 12-vjeçari përdhunon motrën 9-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.