Ka qënë një dasmë e madhe ajo që mblodhi disa prej yjeve të muzikës shqiptare duke filluar me Gjikon, Ledrin, Encën e deri tek Ermal Fejzullahu.
Sipas mediave rozë, dasma ishte e një biznesmeni të njohur, i cili mesa duket eshte vëllai i reperit Gjiko.
Këngëtari ka martuar një prej vëllezërve të tij, Arbërin. Nga gëzimi i madh Gjiko duket se nuk është përmbajtur dot dhe ka qëlluar me armë. Së bashku me një persona tjetër, Gjiko ka qëlluar me pistoletë ashtu siç edhe e kërkon zakoni në trevën e tij.












