• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Jazëk të qoftë ty”/ Dy motrat përplasen ashpër LIVE për pronat

droni by droni
6 October, 2019
in speciale
0
“Jazëk të qoftë ty”/ Dy motrat përplasen ashpër LIVE për pronat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Valentina dhe Drita, dy motra nga Vlora, ishin sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” të programit “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan.

Sherri për pronat ka sjellë dy motrat përballë njëra-tjetrës në seancën e ndërmjetësimit. Gjithçka ishte në rregull deri në momentin kur dy motrat beqare, të cilat jetojnë me nënën 90-vjeçare dhe janë përkujdesur për babanë deri në momentet e fundit të jetës së tij, vendosën që shtëpinë ta kthejnë në dy dyqane.

Pasi u vu re që dyqanet sillnin të ardhura, vëllai dhe 3 motrat e tjera nisën të kërkonin pjesë dhe kështu nisën konfliktet e njëpasnjëshme. Valentina i kërkoi publikisht motrës së madhe që t’ia falin shtëpinë, por 70-vjeçarja këmbënguli se do ta ndjekë me gjyq çështjen dhe se do të marrë pjesën që i takon.

Valentina: Unë kam tre vjet që kam një konflikt me motrat dhe vëllezërit. Unë kam një apartament 66 metra katrorë buzë rrugës Vlorë-Skelë. Konflikti nisi kur bëmë një kontratë qiraje dyqani dhe vendosa të shkoj tek noterja, Irena Bimo. Ajo më tha vendos aktin e trashëgimisë së babait, kontratën e dhurimin dhe të qirasë. Duhet të bësh kontratën e shtëpisë më tha dhe më pas kontratën e dhurimit. E bëra dhe ma rivlerësoi shtëpinë pa inxhinier, me 4 milionë lekë të vjetra.

Drita: Cili është ai inxhinier që vlerëson shtëpinë tonë, 2 dhoma, 1 kuzhinë për 4 milionë lekë? 4 milionë nuk është as një kasolle në fshatin më të humbur të Shqipërisë.

Valentina: Pusho të them unë ty se ti erdhe të firmosje kontratën e dhurimit, pse nuk e lexove.

Drita: Unë të thashë që nuk firmos në letër të bardhë dhe ti më the Irena kështu i bën. Edhe ti ke gabimet e tua.

Valentina: Ne jemi 6 fëmijë dhe këta më thonë të gjithë mua që e kam gabim. Unë vajta të marr dokumentin te Irena dhe ajo më talli dy muaj rresht. Brenda familjes problemi është që unë i kam shërbyer prindërve për 11 vjet. Babai im ishte i paralizuar. Këta të gjithë kanë qenë me punë të mira.

Drita: Ti ishe e vogla moj, ti do të rrije me babanë.

Valentina: Tani unë kërkoj që të ma falin mua këta pjesën e babait.

Drita: Pjesën e babait nuk ta falim ne se do ushqehemi.

Valentina: Jazëk të qoftë ty dhe turp. Dhe vëllai im që i ka fëmijët në Amerikë ka 5 vjet që e hap dyqanin dhe s’më jep qira. Janë bërë të gjithë bashkë dhe nuk vijnë ta shikojnë nënën.

Eni Çobani: Zonja Drita, ju që iu bie 6-7 metra në atë shtëpi për çfarë e kërkoni?

Drita: Unë e dua për ndihmë ekonomike. Kam një pension të vogël. Kam tre djem të papunë, burri më ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Ne dilnim shisnim paketa për të bërë kimioterapitë e tij. Fëmijët e mi rrinin pa darkë se mundoheshim t’i plotësonim kushtet burrit që ai të shërohej. Ai nuk ia doli dhe mua më duhej të mbaja familjen me 85 mijë lekë. A mbahet familja veti 4 me aq para? Ndërsa motra ime hante mish.

Valentina: Unë si dua këta si motra e vëllezër.

Drita: Unë të kam rritur ty.

Valentina: Dhe unë të kam rritur fëmijët. Motër do bëj Eni Çobanin nëse pranon të më zgjedhë problemin. Të prishë rivlerësimin e pasurisë 4 milionë të vjetra dhe ta ndaj me gjyq mes anëtarëve të familjes. Kjo është fjala ime e fundit.

Eni Çobani: Motër do më bësh, por pjesë nuk dua.

Drita: Dëgjo këtu, unë nuk të firmos. Nuk më ndihmove kur pata hallin e burrit, nuk dua as unë të të shoh me sy.

Valentina: Më thotë mua që kursej, po unë do kursej se s’kam njeri. Ti ke fëmijët thesar.

Drita: Të ishe martuar edhe ti si gjithë të tjerët.

Ardit Gjebrea: E kujt është shtëpia?

Drita: E prindërve është, babai nuk donte t’i shiste, thoshte të ushqehen fëmijët.

Eni Çobani: Bëhet fjalë për një pasuri 66.36 m2 dhe zonjat kanë jetuar në atë apartament. Sot zonjat e kanë ndryshuar banesën e kanë bërë dy dyqane. Dhe zonja Drita thotë që nëse aty do të jetonte nëna dhe motrat mund ta rishikonin situatën, por janë dy dyqane dhe kërkojnë një qira. Sa janë qiratë e dyqaneve në Vlorë?

Valentina: 600 mijë lekë zonja Eni. Por dyqanet i kemi rregulluar ne dhe njërin e kemi ne, tjetrin e ka nipi, i cili nuk jep sepse thotë jam trashëgimtar.

Drita: Sot nuk ka ligj që ndan djalin nga vajza. Ajo shtëpi në Vlorë është marrë se ne ishim 6 fëmijë dhe të gjithë jemi pjesëtarë. Kur do ta gëzoj unë pjesën e babait, unë jam 70 vjeç.

Valentina: Zonja Eni unë dua që të hiqet vlerësimi i shtëpisë 4 milionë lekë të vjetra.

Eni Çobani: Vali është nga ato vajza që ka sakrifikuar. Me të vërtetë Drita thotë përse nuk është martuar, por të bësh këtë pyetje sot nuk është e thjeshtë. 5 metra nuk të bëjnë gjë ty zonja Drita.

Drita: Unë jam fëmija i madh dhe kam vuajtur më shumë se të gjithë. Unë kam nevojë për ndihmë. Deri tani ne nuk kemi kërkuar asgjë, këtej e tutje unë nuk firmos për dyqanet. Asaj përse nuk i vjen keq për mua? Këtë punë do ta zgjidh me gjyq.

Valentina: Ju bridhni me makina dhe tani që u bëra unë pak më mirë, i doni ju. Jazëk. Merrini, merrini të gjitha. Unë nuk do t’i marr me vete.

Drita: Po unë nuk kam dalë të pi një kafe, s’kam parë Gjirokastrën, Sarandën, këto hanë mish e peshk nëpër lokale. Unë nuk dua kursimet e Valit, dua pjesën që më takon.

Eni Çobani: Kush i do kursimet?

Valentina: Kursimet e mia i do nusja e vëllait zonja Eni.

Eni Çobani: Zonja Drita pasuria e tyre për fëmijët tuaj do mbetet, se dy motrat beqare janë.

Drita: Unë nuk pyes për fëmijët, unë i dua për veten time.

Eni Çobani: Ku është zemra e shqiptarit që fal dhe jep. Po të ishte ndonjë hotel apo pallat sigurisht që të merrje, por në një sipërfaqe kaq të vogël nuk e kuptoj.

Drita: S’ka gjë, aq sa më takon dua unë.

Valentina: Edhe pse këta bëjnë gjithë atë sherr, unë do iu fal dyqanin e vogël 23 m2 le ta ndajnë të katërt dhe unë me motrën të marr dy dhomat. Ta bëjmë paqe, e të mos zihemi më, të kemi dashurinë dhe unë në portën time ata në të tyren.

Eni Çobani: Zonja Vali po thotë që motra e tjera dhe vëllai të ndajnë dyqanin 23 m2 dhe mos futen tek pjesa ku është nëna dhe dy motrat beqare. E pranoni ju këtë?

Drita: Jo, jo, me gjyq, pastaj.

Valentina: Tani unë nga motra ime kërkoj të pajtohemi dhe të vazhdojmë me gjyq, sepse edhe të tjerët gjyq duan.

Tags: E diela shqiptareshihemi ne gjyq
Previous Post

Numërohen mbi gjysmë milion: Vetëvendosje mbi 2 mijë vota më shumë se LDK

Next Post

DW: Albin Kurti fitoi zgjedhjet, Vetëvendosja e para

droni

droni

Next Post
Albin Kurti akuza të rënda për biznesmenët “Devolli” në Kosovë: Po u shisni krundet e Serbisë shqiptarëve

DW: Albin Kurti fitoi zgjedhjet, Vetëvendosja e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.