Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në Lezhë.
Sipas informacioneve zyrtare, raportohet se ka mbetur viktimë i riu Fatmir Pervataj, i cili ka qenë duke ecur në këmbë, kur është përplasur për vdekje nga një makinë, që drejtohej nga 19-vjeçari E. M.
Lezhë / Informacion paraprak
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.












