Siri Runaj është personi që humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit ku banonte.
Burime zyrtare konfirmojne ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve, bëhet me dije se Runaj ishte me profesion infermier, ndërsa thuhet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni në rrethana ende të paqarta.
Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme.
Gjithashtu, në profilin e tij në “Facebook” shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.













