Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme duke shpëtuar një jetë. Bëhet fjalë për një grua rreth të 60-ave e cila ka tentuar të varë veten sot tek Liqeni Artificial, por është shpëtuar në kohë nga policia Bashkiake.
Punonjësit e policisë Bashkiake në patrullimin e tyre të zakonshëm kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë.

Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital. Nuk dihen arsyet që e shtynë gruan drejt aktit ekstrem.











