Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, për arsye shëndetësore ka dhënë dorëheqjen. Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në pikën e dytë të rendit të ditës.
Ka patur dosjen e Kostandinos Kacifas, grekut që u vra në Bularat ne vjeshtën e shkuar. Prokuroria e Krimeve të Rënda u përfshi në ngjarjen e Bularatit ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri ndaj policisë u vra shtetasi Konstandinos Kacifas.











