Që prej orëve të para të mëngjesit, IKMT-ja u zhvendos buzë bregdetit per të prishur disa ndërtesa në plazhin e Radhimës.
I gjithi aksioni u shoqërua me përplasje dhe tension. Banorët kanë dalë me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, ndërsa shprehen se i kanë objektet me leje, dhe nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e Bashkisë.
Prane tyre ka qëndruar dhe ish-deputetja e PD, Nada Mecorapaj, e cila ka dhe nje reagim ndaj kesaj ngjarjeje.
“Si çdo here tjeter Rama dhe qehajai i tij Leli u vijne banoreve ne deren e shtepise dhe te prones pa lajmerim, ne kundershtim me ligjin dhe pa shpjegim.
Sic e thote vlonjati i mençur: ne bejme me te miren, ai vjen na e prish dhe thote se do bejme shtet”,-thote ne reagimin e saj ish-deputetja.












