Një punonjës i policisë së Sarandës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve mësohet se Zenel Zeneli, 50 vjeç, oficer i policisë me shërbim në sallën operative në Komisariatin e Policisë në Sarandë ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Ai është gjetur i pajetë në hyrjen e jashtme të pallatit ku banonte. Paprakisht dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar atak kardiak, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia ka shkuar sakaq në vendin e ngjarjes dhe trupi është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.











