Ish kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer për herë të parë se ku ishte gjatë momentit kur Tiranën e goditi tërmeti i fuqishëm. Në një intervistë, Berisha u shpreh se lëkundjet e forta e gjetën në shtëpinë e tij në katin e dytë.
“Tërmeti më zuri në shtëpi, në kat të 2-të. Për çudi nuk u tremba. Rastisi që nuk u tremba, sepse nuk e marr vesh as vetë. Po lexoja, mbylla librin dhe dola jashtë. I dyti më gjeti jashtë,”- deklaroi ish-kryeministri.
Kujtojmë se të shtunën dy tërmete u regjistruan brenda dhjetë minutash me epiqendër veriun e Durrësit. I pari 5.8 ballë dhe i dyti 5.3 ballë. Ende vazhdojnë pas goditjet, te cilat sigurisht janë me intesitet me te vogel dhe jo të rrezikshme.












