Kryeministri Edi Rama ka reaguar fill pas votimit të rezolutës së Parlamentit dhe qeverisë gjermane për rekomandimin epër hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Në një postim të bërë në Tëitter, ai falenderon të gjithe deputetët që votuan pro, si dhe Angela Merkel për mbështetjen e pakursyer sipas tij.
Rama shprehet se “ata që votuan kundër do t’i bindim në çdo hap me fakte se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave”.
“LAJM I MIRE! Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE. Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave. FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË”, shkruan Rama.
Nderkohe nje rradhe kushtesh ka vendosur Berlini zyrtar per Shqiperine qe duhen te plotesihet perpara mbledhjes se pare.












