Katër anëtarë të një familjeje nga Kukësi janë aksidentuar rëndë në aksin rrugor Fushë Milot-Thumanë. Sipas burimeve, ata janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme.
Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë përgjumja e drejtuesit të automjetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.












