Nisur nga situata e reshjeve të dendura, Salla e Komandimit në Policinë e Tiranës është në gatishmëri të plotë, duke i ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo rast emergjence. Në ditë normale, Salla e Komandimit të Policisë së Tiranës, numëron mesatarisht 1200 thirrje telefonike gjatë 24 orëve. Sipas statistikave të gjeneruara nga sistemi i numrit unifikues 112, rezulton se; në datë 8 Tetor 2016, deri në orën 11:30, punonjësit e Sallës së Komandimit, i janë përgjigjur 3737 telefonatave, nga qytetarë të ndryshëm.
Ndërkohë që telefonatat nga qytetarët janë në rritje, duke numëruar 880 telefonata të tjera nga intervali kohor 11:30 – 12:00, duke arritur kështu në numrin total 4617 thirrjesh telefonike.












