Pas vendimit të Gjykatës, Prokurorët Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, thanë se si një detyrim ligjor do të apelojnë vendimin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.
Pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin vetëm për një nga tre akuzat e ngritura nga organi i akuzës.
Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.
Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm por këto i kthehen në 3 vite shërbim prove.












