Janë rikthyer tërmetet në shtetin fqinj Greqi. Mediet raportojnë se ishulli i bukur grek, Zakynthos, është tronditur nga një lëkundje e fuqishme 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Sipas Institutit Gjeodinamik, dridhjet sizmike të së enjtes ishin 11.4 km fokale dhe 37 km në jug-perëndim të Zakynthos. Nuk eshte hera e parë që Zakynthos goditet nga tërmeti. Vetëm tre ditë më parë u godit nga një tjetër tërmet.













