Foto ilustruese
Mund të mos ju shkojë në mendje por para prishjes së motit dhe pas rregullimit të tij ka vetëm dy zyrtarë që mbajnë fjalime, njëri është kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe tjetri Kryeministri Edi Rama.
Në fakt është ky i fundit që ka bërë deklaratën sipas sam cilës kur të pushojë shiu gjithçka do të rehatohet.
“Gjithçka për të përballuar tërbimin e natyrës me organizim, koordinim, dinjitet dhe mirëkuptimin e qytetarëve. Do të jenë edhe 24 orë të vështira dhe çdo gjë do të shkojë në vendin e vet. Kurajo dhe faleminderit të gjithëve!”.
Por kështu ka ndodhur jetë e mot. Kur ka pushuar shiu është rregulluar koha, edhe kur nuk ka pasur qeveria po kryeministër në këtë botë.











