Vetëm pak orë pasi ftoi publikisht në dialog Lulzim Bashën dhe aleatët opozitarë, Kryeministri Edi Rama eshte larguar nga Shqiperia.
Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Barit në Itali.
Kryeministri shqiptar është pritur në aeroportin e Barit nga Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano si dhe nga përfaqësues të këtij aeroporti.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së kryeministrit në shtetin fqinj.












