Ashtu si u lajmërua më herët, Komisioni i Venecias zbarkon për të dytin herë në Tiranë, ndryshe nga hera e parë ku u përqëndrua tek presidenti Meta.
Misioni i vizitës është ligji për pronat. Mësohet se Komisioni i Venecias do të takojë kryeministrin Rama, por edhe grupet parlamentare.
Delegacioni nga Venecia do të takohet fillimisht me grupin parlamentar të Partisë Socialiste e më vonë edhe me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.
Të dy takimet do të zhvillohen në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit.












