Presidenti Ilir Meta iu jep fund të gjitha zërave që pretendonin se ai kishte gënjyer, lidhur me indiciet se mund të kishte djegie të godinës së Kuvendit në protestën e opozitës të paralajmëruar në 8 Qershor.
Presidenti i vendit Ilir Meta ka depozituar në Kuvend informacionin sekret, që i kishte dërguar SHISH lidhur me trazirat që mund të kishte në muajin Qershor, çka bëri që ai të vendoste shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Po pavarësisht se Meta ka dorëzuar dokumentet, Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij, ende nuk është njohur me këtë material, pasi shumë prej anëtarëve nuk kanë certifikatë sigurie.
Ndërkohë kujtojmë se Komisioni Hetimor për shkarkimin ka miratuar me 7 vota pro dhe 2 kundër shtyrjen me dy muaj ta afatit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.












