Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku një kamion eshte përplasur me një autoveturë. Burime zyrtare, konfirmojnë se nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, në rrugën “Misto Mame” një kamion është përplasur me një autoveturë me drejtues shtetasin M. XH.
Si pasojë e përplasjes, nuk ka të lënduar, ka vetem deme materiale.
Policia Rrugore vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.












